1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Irani e do Assadin në krye të Sirisë deri më 2014

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Iranit tha të shtunën se Teherani pret që Bashar al-Assad të mbetet presidenti i Sirisë deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ministri i Jashtëm, Ali Akbar Salehi, bëri këtë deklaratë në një konferencë shtypi me homologun e tij sirian Valid al-Muallem, i cili gjendet në Teheran për bisedime, që synojnë dhënien fund të konfliktit gati dy-vjeçar, gjatë të cilit, sipas OKB-së kanë vdekur 70 mijë njerëz.

Irani është aleati më i ngushtë i Sirisë në rajon.

Muallem dënoi njoftimin e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry se Uashingtoni do të ofrojë asistencë jovdekjeprurëse pët opozitën siriane.

Asistenca do të përfshijë furnizime mjekësore, ushqim për luftëtarët kryengritës dhe 60milionë dollarë ndihmë për opozitën civile, që ofrojnë shërbime themelore si, arsim, siguri dhe higjienë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit