25.3 C
Pristina
Sunday, June 30, 2024

Irani do të testojë “Pushtuesin”

Më të lexuarat

Forcat Ushtarake Detare të Iranit do të fillojnë së shpejti testimin e nëndetëses së re “Fateh” (“Pushtuesi”).
Për këtë deklaroi Zv/Komandanti i Forcave Ushtarake Detare të Iranit, Kontr-admirali iranian Reza Khadem Biqam. Sipas fjalëve të tij, këto nëndetëse planifikohet të prodhohen në sasi të mëdha, pasi “ato janë një armë strategjike”.
Sipas fjalëve të Biqam, nëndetësja “Fateh” dallohet për armatimin e vet të fuqishëm me raketa dhe silura. Nëndetësja përdor teknologjinë e reduktimit të pikasjes nga hidrolokatorët. Sistemi i kontrollit të zjarrit e lejon nëndetësen të hapë zjarr me raketa dhe silura njëkohësisht. Karakteristikat e tjera të nëndetëses në fjalë nuk janë bërë publike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit