13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

IRANI BËN STËRVITJE USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK

Më të lexuarat

Irani ka njoftuar se ka filluar stërvitje ushtarake në Gjirin Persik.

Agjencia Perse e Lajmeve njoftoi se Forcat Detare të Gardës Revolucionare kanë filluar një stërvitje në brigjet jugore të vendit.

Stërvitja e ekzekutuar në rajonet Asaluye dhe Parsin Jugor është lajmëruar se do të zgjasë 4 ditë dhe në sajë të kësaj stërvitjeje do të testohen pajisjet e reja ushtarake.

Qëllimi i stërvitjes së quajtur “AGIMI 91” është përforcimi i mbrojtjes detare, dhe i harmonisë midis personelit të ri dhe njësive ushtarake.

Edhe stërvitja tjetër me emër “Kujdestari 91” do të bëhet mbi një hapësirë 1 milionë metra katror dhe gjatë kësaj stërvitjeje anijet e huaja nuk do të lejohen të kalojnë nga ajo zonë.

Në të dyja stërvitjet do të kryejnë detyrën; nëndetëse, destrojerë, sisteme mbrojtjeje anti-raketë, pajisje elektronike lufte si dhe anije luftarake me përmasa të ndryshme.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit