-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Irani alarmon ashpër Turqinë në lidhje me dislokimin e raketave Patriot

Më të lexuarat

Irani ka alarmuar ashpër Turqinë se ky vend nuk duhet të pranojë dislokimin e raketave Patriot në zonat kufitare me Sirinë.
Agjencia informative Afkarnews duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, ka njoftuar se funksionarët e shtetit iranian kanë thënë se përderisa ende ekziston mundësia që lufta e brendshme në Siri të shtrihen edhe jashtë kufijve të këtij vendi, dislokimi i sistemit raketor në zonat kufitare të Turqisë me Sirinë mund të shkakton vetëm rritjen e tensioneve në rajon. Turqia javën e kaluar me qëllim që të rris sigurinë e kufijve të vetë, ka kërkuar nga NATO që të në zonat kufitare të këtij vendi me Sirinë të vendoset sistemi i raketave Patriot. Ali Larixhani sot pasi që është kthyer nga një vizitë në Turqi, Siri dhe Liban, në një intervistë dhënë agjencisë informative IRNA ka thënë se vendosje e këtij sistemi raketor do të ketë ndikim negativ dhe do të shkakton rritjen dhe ashpërsimin e tensioneve në rajon. Edhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit Mehmanparast ka reaguar ndaj këtij veprimi të Turqisë dhe ka deklaruar: Vendosje e sistemit të raketave Patriot vetëm nuk mund të zgjidh asnjë problem, por duhet të krijohen kushtet e përshtatshme për një gjë të tillë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit