0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

IRAN – ARRIN NË 250 BILANCI I TË VDEKURVE NGA DY TËRMETE NË TABRIZ

Më të lexuarat

“Numri i viktimave ka arritur në 250 të vdekur dhe ai i të plagosurve deri tani e ka tejkaluar nivelin prej 1.500 persona”, theksoi Halil Saie, kreu i Qendrës së Ndihmës ndaj Katastrofave Natyrore të Azerbajxhanit Lindor.

Arrin në të paktën 250 bilanci i të vdekurve dhe mbi 1.500 ai i të plagosurve nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 6,2 dhe 6 ballë Rihter, që goditën dje rajonin Tabriz, në veriperëndim të Iranit, deklaroi për televizionin shtetëror Halil Saje, kreu i Qendrës së Ndihmës ndaj Katastrofave Natyrore të Azerbajxhanit Lindor.

“Numri i viktimave ka arritur në 250 të vdekur dhe ai i të plagosurve deri tani është mbi 1.500 persona”, theksoi Saje. Në rajon vazhdojnë edhe lëkundjet pasuese të Tokës, magnituda e të cilave është regjistruar mesatarisht 5 ballë.

Ky bilanc provizor, mund të rritet duke marrë në konsideratë intensitetin e goditjeve sizmike të regjistruara.

Autoritetet iraniane njoftuan se tërmetet kanë shkatërruar plotësisht 6 fshatra, ndërsa dëme të konsiderueshme janë evidentuar në rreth 200 fshatra të tjerë.

Nga ana tjetër, epiket e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të punojnë me të gjitha forcat. Në orët e para të tërmeteve nga rrënojat u shpëtuan me qindra persona. Megjithatë figurojnë ende 20 fshatra, ku nuk kanë mundur të mbërrijnë ekipet e kërkim-shpëtimit.

Agjencia e lajmeve “Mehr” bëri me dije se në një spital të qytezës Varzagan janë shtruar afro 500 të plagosur, ndërkohë që atje punojnë vetëm 2 mjekë.

Një tjetër spital i mbipopulluar nga të plagosurit e fshatrave përreth, është edhe ai qendror në Tabriz.

Kurse njerëzit kanë filluar të tubohen nëpër rrugë, pasi kanë frikë të hyjnë nëpër banesa.

Zëvendësministri i Brendshëm iranian, Hasan Gadami deklaroi se në zonat e tërmetit janë dërguar menjëherë çadra, ku janë strehuar gjithsej 16 mijë qytetarë, megjithatë ka ende mangësi çadrash, ilaçesh dhe uji të pijshëm.

Ndërsa Turqia shprehu gatishmërinë e saj për t’i shkuar në ndihmë Iranit. Gjysmëhëna e Kuqe turke dërgoi pa humbur kohë në kufirin me Iranin një maunë me materiale ndihmash.

Dy tërmete me magnitudë prej 6,2 dhe 6 ballë, epiqendrat e të cilëve u lokalizuan respektivisht në Ahar dhe Varzagan, rreth 60 kilometra nga Tabrizi, goditën të shtunën rajonin duke e shndërruar atë në një gërmadhë.kohaislame

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit