-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Irak – Zbulohet letra e parë e ndarjes në botë, e dërgonte një mbret babilonas

Më të lexuarat

Arkeologët kanë zbuluar një letër të shkruar në shekullin VI p.e.s. nga Mbreti Nabonid i Babilonisë.
Një grup arkeologësh nga Universiteti “Liberty” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se letra e parë e ndarjes, zbuluar ndonjëherë deri më sot, është dërguar në shekullin VI p.e.s. nga Nabonidi, mbret babilonas.

Kjo gjetje e re dhe emocionuese tregon se si Nabonidi i Babilonisë është ndarë nga njëra prej dashnoreve apo konkubinave të tij.

“Lajmi i takimit tënd me mikun tim të fëmijërisë, Nisaba, më erdhi nga Eufrati i Epërm. Ndihem i shkatërruar nga kjo tradhti, sepse ti je një prej konkubinave të mia të preferuara. Ke kohë deri në fund të muajit për të marrë shallin dhe sandalet prej liri, përndryshe do t’ia dhuroj ato Tempullit të Perëndisë së Hënës”, thuhet mes të tjerash në tekstin e letrës së Nabonidit, shkruar me “alfabetin” kunjor (kuneiform) mbi një pllakë argjilore.

Teksti i letrës është deshifruar si rezultat i një pune gati njëvjeçare nga arkeologët, të cilët zbuluan gjithashtu pllakën në fjalë vitin e kaluar në jug të Irakut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit