1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Irak: Mbi 50 suni të vrarë

Më të lexuarat

Sot gjatë ditës kudo nëpër vendbanimet e komunitetit suni pati shpërthime masive nga eksplodimet dhe bombardimet, ku si pasojë mbeten afër 50 civil të vrarë në mbarë vendin.

Njoftime nga Iraku thonë se policia ka gjetur trupat e 18 personave nga komuniteti suni, të cilët ishin rrëmbyer në shtëpitë e tyre.

Zyrtarë të sigurisë dhe shërbimeve mjekësore thanë se trupat u gjetën në Meshahda, rreth 30 kilometra në veri të Bagdadit.

Të gjitha viktimat ishin goditur me plumba në kokë.

Bëhet e ditur se kidnapuesit, ishin ushtarija e regjimit shiit irakian, te cilet iu kishin thënë familjeve të viktimave se ata ishin të dyshuar për një mori hetimesh dhe se duhet të merreshin në pyetje.

Trupat e pajetë të tyre, u gjetën disa orë më vonë. Këto janë parë të jenë mënyrat e veprimit të regjimit shiit të mbështetur nga SHBA-të, kur që nga pushtimi i Irakut, me milicitë shiite dhe skuadrat e vrasjeve dhe masakrave e me mbështetje të pushtetit kanë ekzekutuar mijëra intelektualë, biznesmenë dhe hoxhallar suni.

Iraku është përshkuar nga valë te reja të sulmeve, duke shtuar frikën e rikthimit të gjendjes së viteve 2006 dhe 2007./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit