-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Irak, eksporti i naftës në qershor mbi 105 milionë fuçi

Më të lexuarat

Fitimi nga eksporti i naftës në maj vlerësohet në 7.32 miliardë dollarë, bën të ditur Ministria irakiane e Naftës

 

ANKARA (AA) – Iraku muajin e kaluar ka eksportuar 105.64 milionë fuçi naftë, që është më pak karahasuar me muajin maj, kur janë eksportuar 108.1 milionë fuçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Ministria irakiane e Naftës thotë se të ardhurat nga eksportet e majit arrijnë në 7.32 miliardë dollarë amerikanë, që është përcaktuar në bazë të të dhënave të lëshuara nga kompania shtetërore e naftës SOMO.

Zëdhënësi i Ministrisë së Naftës, Assem Jihad tha se shkalla e përditshme e eksporteve në qershor arriti në 3.51 milionë fuçi që paraqet një rritje të lehtë në krahasim me muajin maj që ishte 3.49 milionë fuçi në ditë.

Jihad shton se çmimi mesatar për një fuçi nafte muajin e fundit ishte 69.32 dollarë amerikanë, që është më pak në krahasim me muajin maj sa ishte 69.93 dollarë amerikanë.

Eksportet totale nuk përfshijnë asnjë eksport nga fushat e naftës nga provinca veriore e Kirkukut, ku aktivitetet e naftës vazhdojnë të jenë të ndaluara pasi forcat irakiane morën objektet si përgjigje e referendumit të paligjshëm për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut vitin e kaluar.

Iraku është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në OPEC pas Arabisë Saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit