Sipas dëshmitarëve okularë, autobusi i cili po transportonte haxhinjtë nga Kerkuku drejt Sulejmanijes fillimisht është përplasur me një automjet, me çka një person ka humbur jetën
SULEJMANIJE (AA) – Një person ka humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi me haxhinj të ardhshëm në qytetin Sulejmanije në rajonin verior kurd të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas dëshmitarëve okularë, autobusi i cili po transportonte haxhinjtë nga Kerkuku drejt Sulejmanijes fillimisht është përplasur me një automjet nga ana e kundërt, ndërsa më pas është përmbysur, me çka një person ka humbur jetën, kurse 35 të tjerë janë plagosur.
Ejub Heme Garib, zyrtar lokal shëndetësor, për AA tha se të lënduarit nga aksidenti rrugor janë dërguar në qendrat më të afërta shëndetësore për trajtim.