Dy atentate me autobomba gjatë një intervali prej pak minutash në Bagdad kanë shkaktuar deri tani 29 të vdekur dhe 69 të plagosur, njoftuan burime të sigurisë dhe mjekësore.
”Atentatet ndodhën pak para orës lokale 09:00 në lagjen Kazimiya, me shumicë shiite, në veri të Bagdadit”, sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme irakiane, i cili kërkoi të mos identifikohej. Sulmi kishte cak strukturat e sigurisë së qeverisë shiite.