2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Irak, 18 ushtarë dhe komandanti u vranë në pritë

Më të lexuarat

Militantët vranë të paktën 18 oficerë dhe ushtarë të Irakut në provincën Anbar të mbizotëruar nga sunitët të shtunën, duke përfshirë edhe një komandant i cili mbikqyri goditjet ndaj protestuesve sunit në fillim të këtij viti, thanë burimet e militantëve.
Postimet e militantëve në forumet e internetit e quajtën komandantin e vrarë, Muhamed Ahmed al-Kurwi, një “kriminel” dhe e festuan këtë sulm, të cilin burimet e sigurisë e përshkruan si të planifikuar dhe të ekzekutuar me kujdes.
Ministria e mbrojtjes thotë se Kurwi, komandant i Divizionit të Shtatë të ushtrisë, dhe disa oficerë të tjerë të lartë u vranë nga një bombë në anë të rrugës, ndërsa po ndjeknin militantët nga një kamp trajnimi në shkretëtirën Anbar.
Asnjë grup nuk e morri menjëherë përgjegjësinë për sulmin. Asistent komandanti i Divizionit të shtatë, dhe disa oficerë të tjerë të lartë ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve në këtë sulm, thanë burimet./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit