-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Irak – 14 të vdekur e 93 të plagosur

Më të lexuarat

Iraku, një vend ku mbizotëron tensionimi etnik dhe sektar, është përgjakur sërish. Qyteti turkmen Kirkuk, sovraniteti i të cilit u bë shkak konflikti ndërmjet qeverisë qendrore të Bagdadit dhe udhëheqjes rajonale në veri të Irakut, u bë pre e bombave.

Kirkuku, zonë kjo që tregohet si një nga rezervat më të pasura të naftës në botë, u trondit nga shpërthime të fuqishme në 8 pika të ndryshme.

Shpërthimet shkaktuan vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 69 të tjerëve.

Analistët politikë tërheqin vëmendjes se organizatorët e sulmeve janë provokatorë, që kërkojnë të ndezin konflikte me bazë sektare ndërmjet turkmenëve, arabëve dhe kurdëve në Kirkuk.

Kurse në dy sulme të tjera, që u organizuan në Tuz’hurmatu të qytetit Selahadin të Irakut, humbën jetën 5 vetë dhe u plagosën 24 të tjerë. Presioni i shpërthimeve shkaktoi gjithashtu shembjen e 20 banesave prej qerpiçi.

Turkmenët e Irakut theksojnë se qëllimi i këtyre sulmeve, që kanë si objektivë turkmenët shiitë, është të ndezin konflikte dhe të prishin rendin, por të gjitha grupet turkmene, qofshin ato shiite apo sunite, nuk do të bien kurrë në këtë grackë./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit