2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

iPhone: Revolucioni dhe pasojat

Më të lexuarat

Industria e celularëve është mjedis jashtëzakonisht dinamik i cili po ndryshon me shpejtësi. Të gjithëve na kujtohet kur Apple në vitin 2007 prezantoi iPhone-in dhe e ndryshoi rrënjësisht dhe në tërësi këtë mjedis. Pas prezantimit të iPhone-it të parë pak a shumë të gjithë prodhuesit e celularëve prezantuan një “iPhone killer” të vetin, të cilët u munduan në shumë mënyra ta imitonin prodhimin e Apple (si nga ana softuerike ashtu edhe ajo harduerike).

Deri para prezantimit të iPhone-it të parë, celularët kishin zakonisht ekrane të vogla ose shumicën e hapësirës e kishin të zënë me tastierë fizike. iPhone e ndryshoi këtë gjë dhe në plan të parë e vuri ekranin, por gjithashtu edhe softuerin. Në atë kohë iOS i parë gjithsesi që na sjelli disa risi, deri atëherë të papara, të paktën të gjitha në një vend.

Ekrani me prekje

Apple gjithsesi se nuk e ka shpikur këtë teknologji të punimit të ekranit, por e ka lansuar masovikisht në treg. Ekrani me prekje u mundësoi përdoruesve që mos të përdorin më stylus (lapsin) për të shënuar të dhëna apo për navigim në OS, por vetëm me gishta.

Me gjithë këtë krijoi edhe ndërfaqe e cila bazohet në gjeste të cilën ndërfaqe e pranuan një numër i madh i prodhuesve tjerë të celularëve.

Nga gjestet e njohura duhet të përmendim të ashtuquajturën pinch to zoom (të cilën Apple nuk e ka shpikur, por e patentoi si pjesë të sistemit të vet operativ), përdorimin e akselerometrit, afërsia e senzorit etj

App Store ka ndryshuar mënyrën e zhvillimit të softuerit për celularë, e posaqërisht mënyrën e tij të distribuimit. Përsëri, Apple nuk ishte e para që u mundësoi përdoruesve të smartfonëve qasjen në aplikacione për pajisjet e tyre (Nokia ishte e para), por kërkimin dhe instalimin e aplikacioneve të paguara e bëri më intuitive dhe më të thjeshtë për përdorim.

Deri në shfaqjen e iPhone-it, zhvilluesit kanë mundur t’i shesin aplikacionet e tyre për celularë përmes portalit të operatorëve, e poashtu është dashur t’u jipnin gjysmën apo edhe më shumë të të ardhurave të tyre pikërisht operatorëve.

Ky model nuk funksiononte më së mirë sepse aplikacionet ishin të shtrenjta dhe jo shumë kualitative. Apple përmes dyqanit të vet App Store sjelli modelin: 70% të të ardhurave për zhvilluesit e Apple merr 30%, kurse operatorët nuk marrin më asgjë.

Çmimi i celularit

Për fat të keq kjo pikë nuk zbatohet për rajonin tonë, por shikuar globalisht iPhone i zvogëloi çmimet e celularëve të cilët është e mundur t’i blejmë përmes kontratës, kështuqë gati në të gjitha shtetet e zhvilluara edhe celularët më të mirë mund të blihen me çmim prej 199 dollarë me nënshkrimin e kontratës dhe zgjedhjes së ndonjë tarife më të favorshme. Pikërisht këtë çmim e vendosi iPhone i cili prej fillimit u shit në këtë rang çmimesh (me përjashtim të modeleve të ndryshme me më shumë apo më pak memorje të integruar).

Ueb shfletuesi

Safari e ndryshoi mënyrën se si njerëzit shfletojnë internetin në celularët e tyre. Safari është i bazuar në projektin open source të Apple (të vetmin!) të cilin veq një kohë të gjatë e përdorin edhe platformat konkurruese, dhe e ka mundësuar të shfletohet interneti përmes gjesteve të lartëpërmendura të cilat Apple i ka integruar në sistemin e vet operativ.

Në përgjithësi, Apple sigurisht se është meritor për një numër risish në fushën e industrisë së celularëve dhe njëfarë mënyre e zgjoi këtë industri nga gjumi dhe çoi në shfaqjen e pajisjeve dhe sistemeve operative të shkëlqyera.

Konkurrentët e Apple
Konkurrenca më e madhe e iOS të Apple është Android i Google. Android ishte projekt i kompanisë me të njëjtin emër të cilën Google e bleu në vitin 2005. Pas zhvillimit deri në tre vjet filluan të shfaqen pajisjet e para me këtë sistem operativ.

Pajisjet që u shfaqën ishin të ndryshme – me ekran të vogël, të madh, pajisje me tastierë ose pa të, pajisje më shkrepje LED apo Xenon, i zi, i bardhë, hiri, i kaltër. Pikërisht kjo mundësi e zgjedhjes i mundësoi Androidit rritje shpërthyese në treg, përkatësisht sot rreth 50% e të gjitha shitjeve të smartfonëve përdorin Android.

Për dallim nga Apple, Google është kompani e cila në masë të madhe është e hapur dhe zakonisht i nxit zgjidhjet open source të softuerëve, kurse punën në vet sistemin operativ të Android e fiton kryesisht përmes marketingut (reklamave në celularë), e jo përmes vet shitjes së celularit, përkatësisht softuerit.

Për shkak të hapjes dhe vet sistemit operativ, celularët Android munden plotësisht të personalizohen dhe maksimalisht t’i përshtaten përdoruesit që e shfrytëzon, gjë që iPhone edhe më tutje nuk po mund ta bëjë. Mbyllja e sistemit operativ të Apple shihet edhe nga kontrolli i rreptë i aplikacioneve në App Store, e ka ndodhur që aplikacionet nga shtëpitë e mëdha softuerike mos të miratohen nga Apple – psh. siç ishte rasti me Opera.

Dallimi në sistemet operative shihet edhe në gjuhën programuese për zhvillimin e aplikacioneve – Google përdor Java, kurse iOS përdor Objective C i cili për dallim nga Java nuk ka sintaksë specifike për C (bazën primare të një numri të gjuhëve tjera programuese), kështuqë edhe zhvilluesve e aplikacioneve për iOS duhet të mësojnë sintaksë të re.

Google më mençurisht i’u qas këtij problemi dhe solli gjuhë “univerzale” që u mundësoi programerëve kohë më të shkurtër të përshtatjes së punës në sistemin e ri operativ, gjë që gjithsesi sjell numër më të madh të aplikacioneve dhe të një komuniteti më të madh të programerëve të sistemit operativ Android.

Po të tjerët?

Deri në shfaqjen e iPhone-it, Microsoft ishte emër i madh i smartfonëve në treg, por ky e shuajti Windows Mobile dhe e prezantoi Windows Phone OS, i cili në baza themelore më shumë e ndjek modelin e Apple sesa të Google, mirëpo deri tani nuk ka mundur të marrë ndonjë pjesë të rëndësishme të tregut. Poashtu jemi edhe dëshmitarë të dështimit të madh të Symbian i cili vite më parë kishte një pjesë të madhe të tregut.

Pikërisht për shkak të ambientit dinamik të kësaj industrie, me padurim presim se çka do të na ofrojë Windows Phone 8, si dhe risitë në sistemet operative Android dhe iOS sepse pikërisht këto risi dhe inovacione më së shumti na shërbejnë neve, por edhe industrisë celulare në përgjithësi../kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit