Brezi i ardhshëm i iPhone do të vijë me përmasa më të mëdha. iPhone 6 do të ketë një ekran 5.5 inç dhe i Watch do të ketë një ekran 1.3 inç.
Kompania e kërkimeve DisplaySearch ka dhënë parashikimin e saj për Apple në vitin 2014. Pritet të dalin dy Iphone, një me ekran 4.7 inç dhe me rezolucion 900 x 1600 dhe tjetri me ekran 5.5 inç dhe me rezolucion 1080 x 1920.
Të dy do të përdorin ekranin LCD, që është përdorur edhe për iPhone S5. Edhe iWatch I Apple do të ketë një ekran fleksibël 1.3 inç ose 1.6 inç.
DisplaySearch parashikon se iPadi I Apple Pro Tablet do të ketë një madhësi prej 12,9 inç dhe do të ketë një rezolucion 2732 x 2048. Janë thjesht parashikime por rritja e përmasave është diçka në modë dhe nuk besoj se Apple do ta shpërfillë.
Sa për orën iWatch në qoftë se nuk e shikojmë këtë vit, Apple do të ngelë mbrapa./koha/kohaislame