Porositjet për iPhone 5 arritën në 2 milionë në 24 orët e para të tyre, që paraqet dyfishin e sasisë së shitjeve të paraardhësit të vet gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Apple filloi të marrë porositje për iPhone 5 në ora 3 paradite, të kohës lokale në Kaliforni, gjatë ditës së premte.
Ndërmarrja gjithashtu tha që derisa shumica e porositjeve do të dërgohen gjatë kësaj të premteje, sasia për iPhone 5 tejkalon furnizimin fillestar, kështu që shumica e pajisjeve janë planifikuar që të dërgohen gjatë muajit tetor.
Aksionet e ndërmarrja me bazë në Kaliforni u mbyllën prej 8.50 dollarë në 699.78 dollarë, që paraqet një vlerë tejet të lartë.
iPhone 5 ka një ekran më të madh – diagonalen prej 4 inçësh – që ka hapësirë për një tjetër rresht të ikonave dhe mundëson që filmat në widescreen (ang. ekran të gjerë) të përshtatet më mirë.
Kalendari tani do të paraqesë pesë ditë në një kohë në vend të vetëm tre ditëve. Modelet paraprake të iPhone kishin ekranin prej 3.5 inçësh.
Telefoni është po ashtu më i hollë dhe peshon më pak se modelet paraprake.
Në një shënim për investitorë, analisti i Janney Capital Markets, Bill Choi, pranoi pritjet e veta të mëhershme që Apple do të shes 7 deri në 10 milionë iPhone 5 deri në fund të shtatorit.
Nuk do të jetë gjë e lehtë për ndërmarrjen Apple që të tejkalojë ritmin e shitjeve të modeleve paraprake të pajisjes iPhone.
Apple tha gjatë vitit të kaluar që kishte shitur më tepër se 4 milionë iPhone 4S vetëm tri ditë pas lëshimit të tij më 14 tetor.
Ai lëshim ndodhi më pak se dy javë pas vdekjes së themeluesit të ndërmarrjes Apple, Steve Jobs.kohaislame