5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

iPad dominon trafikun e tabletëve në internet

Më të lexuarat

Edhe pse pjesëmarrja e iPad në treg po bie vazhdimisht, trafiku i internetit që gjenerohet nga ky tablet nuk ka ndryshuar shumë. Tableti më i shitur në treg, iPad i Apple, ende dominon trafikun në ueb, mirëpo tabletët e kompanive rivale si Kindle Fire dhe Nexus nga Google janë duke u ngritur ngadalë.

Chitika Insights ka analizuar me miliona paaraqitje që janë bërë përmes platformës së saj të reklamimit, në tregun amerikan dhe atë kanadez.

Dhe sipas gjetjeve të këtij raporti thuhet se iPad udhëheq me 87 për qind të trafikut nga tabletët, ose 1 për qind më pak se sa muajin e kaluar. Kindle Fire i Amazon ka marrë 4.25 për qind për periudhën e njëjtë, që i bie një rritje prej 20 për qind nga nëntori i kaluar.

Ndërsa, Google Nexus 7 dhe Nexus 10 kanë marrë 1.06 për qind të trafikut të tabletëve, me 15 për qind rritje nga nëntori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit