-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Investimet e huaja kanë filluar të shënojnë rritje

Më të lexuarat

Kosova radhitet ndër vendet e fundit në rajon sa i përket investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

Sipas të dhënave të raportit të fundit të Konferencës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNCTAD), Kosova gjatë vitit të kaluar ishte ranguar vetëm para Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Ndërkohë zyrtarët thonë se trendi i investimeve ka filluar të shënojë rritje këtë vit.
Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë, që kishin rënë ndjeshëm si pasojë e krizës botërore, tashmë kanë filluar të shënojnë rritje. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas raportit të Bankës Qendrore, investimet e huaja kapën shifrën e 60 milionë e 100 mijë eurove, duke shënuar rritje për 6.7 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Por, në raportin vjetor të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Kosova është radhitur ndër vendet e fundit në rajon sa i përket investimeve. Megjithëkëtë, zyrtarët e qeverisë thonë se nuk është më së keqi.

“Bazuar në raportin vjetor të Konferencës për zhvillim të Kombeve të bashkuara, Kosova qëndron në pozitë më të mirë sa i përket investimeve të huaja direkte për vitin 2012 krahasuar me Maqedoninë dhe Slloveninë të cilat i ka lënë prapa me rrjedhën e investimeve të huaja”, ka theksuar zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arta Istrefi.

Istrefi për Radio Kosovën thotë se qeveria e Kosovës që nga viti 2011 është duke u angazhuar për reforma, gjegjësisht thjeshtësimin e procedurave dhe krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes. Njëkohësisht për tërheqjen e investimeve ka ndërmarrë një varg aktivitetesh, konform strategjisë së investimeve, duke përfshirë edhe konferencat e shumta jashtë vendit.

Kurse, këtë vit sipas Istrefit janë duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me kompani me renome botërore.

“Këtë vit presim që shumë shpejt të kemi Ligjin për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve të huaja, që do të jetë një garanci për të gjitha bizneset që të vijnë në Kosovë, kemi krijimin dhe finalizimin e zonave të lira ekonomike, në Mitrovicë dhe në Gjakovë”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, sipas raportit të Konferencës për zhvillim të Kombeve të Bashkuara për vitin 2012, në vendet e Evropës Juglindore vitin e kaluar investimet e huaja arritën vlerën e përgjithshme prej 4.3 miliardë dollarë amerikanë. Në Kosovë ishin investuar rreth 300 milionë dollarë amerikanë, në Slloveni 144 milionë, kurse në Maqedoni 135 milionë dollarë. Ndërkaq më së miri në rajonin e Evropës Juglindore, është radhitur Kroacia me 1.25 miliard, e pasur nga Shqipëria me 957 milion dollarë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit