2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Interesim i madh për Seminarin e Gjuhës Shqipe

Më të lexuarat

Numri i pjesëmarrësve në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe, është i lartë.

Kështu ka njoftuar drejtori i këtij seminari, Shkumbim Munishi, ku bën të ditur se interesimi ka qenë i madh, pavarësisht situatës pandemike.

E sipas profesorit universitar Bardh Rugova rëndësia e këtij forumi qëndron në promovimin e kulturës shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Në këtë organizim që po marrin pjesë studentë nga vendi dhe bota, krahas ligjëratave shkencore, po ofrohen edhe kurse për personat të cilët dëshirojnë ta mësojnë Gjuhën Shqipe.

Seminari organizohet çdo vit në objektin e Fakultetit të Filologjisë dhe konsiderohet si njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në fushën e Albanologjisë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit