Në muajin nëntor numri i banesave që i janë shitur të huajve u regjistrua 2 mijë e 152 banesa, 21,4% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në muajin nëntor numri i banesave që i janë shitur të huajve u regjistrua 2 mijë e 152 banesa, 21,4% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) lidhur me banesat që u janë shitur shtetasve të huaj, numri i banesave që u janë shitur të huajve në periudhën 11-mujore të vitit të kaluar ka qenë 16 mijë e 549, kurse në të njëjtën periudhë të këtij viti numri është rritur në 20 mijë e 70.
Kështu që në periudhën janar-nëntor të këtij viti shitjet e banesave të huajve janë rritur me 21,3 për qind.
Në nëntor irakianët blenë 405 banesa ndërsa nënshtetasit e Arabisë Saudite blenë 239 banesa.
Të huajt e shohin Turqinë si një port të sigurt dhe mendohet se në vitet e ardhshme numri i banesave të blera nga të huajt do të rritet edhe më shumë.