2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Intelegjenca kosovare debaton sot për Kumanovën?

Më të lexuarat

AKI ka pas dyshime se ishte një planifikim për ta sulmuar Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës. Plani ishte të liroheshin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë. Të burgosurit – B.K. e B.B. – janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshirë dhe vrasje.
Kumanova sot mund të jetë temë e AKI-t. Anëtarët e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë do takohen sot me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, i cili së fundi ka kërkuar që departamenti i Verifikimit të nxirret nga AKI-ja dhe të funksionojë në kuadër të qeverisë.
Ndër temat kryesore të takimit do të jetë Grupi i Kumanovës dhe funksionimi në Kosovë.
Sipas “Indeksione” AKI ka pas dyshime se ishte një planifikim për ta sulmuar Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës. Plani ishte të liroheshin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë. Të burgosurit – B.K. e B.B. – janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshirë dhe vrasje.
Kurse, një studim të Qendrës Kosovarë për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se AKI duhet të zhvillojë profilin e saj që thekson një hapje më të madhe ndaj publikut dhe profesionalizëm se sa mbyllje apo qasje sekrete.
“AKI mund të fillojë të aplikojë një qasje më proaktive në marrëdhëniet me mediat dhe shoqërinë civile. Ngritja e influencës së komisionit relevant parlamentar është një çështje tjetër që është esenciale në fuqizimin e mbikëqyrjes së AKI-së. Mirëpo, kontrolli parlamentar si i tillë është jo i mjaftueshëm”, thuhet në studim.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit