1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Intelegjenca Britanike, Franceze dhe Gjermane konfirmojnë sulmin me armë kimike nga ana e regjimit

Më të lexuarat

Franca thotë se sulmi i dyshuar kimik afër kryeqytetit të Sirisë, Damask, ka mundur të kryhet vetëm nga qeveria e Sirisë.

Në një raport të inteligjencës së Francës thuhet se në sulmin më 21 gusht, ishte përfshirë “përdorim masiv i agjentëve kimikë” dhe se viktimat e vdekura i atribuohen këtij sulmi.

Britania provon përdorimin e sarinit në Siri Shkencëtarët ushtarakë britanikë konfirmuan gjetjen e gjurmëve të gazit sarin në rrobat dhe kampionët e dheut të marrë pranë lagjes së Damaskut, ku u verifikua sulmi kimik në datën 21 gusht. Këtë informacion e konfirmoi të enjten vetë kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Megjithatë, konfirmim i Londrës zyrtare shndërrohet në deklaratën më specifike, referuar provave shkencore në hetimet mbi përdorimin e lëndëve kimike dhe natyrën e këtij sulmi.

Më përpara, Shtetet e Bashkuara kishin cituar burimet e tyre në terren, në raportimin e mbi 1 400 viktimave, 426 prej të cilëve fëmijë, si rrjedhojë e sulmit kimik për të cilin Uashingtoni fajëson shprehimisht regjimin e Bashar al-Assad. 

Gjermania: Përgjegjësia në lidhje me përdorimin e armës kimike në periferi të Damaskut qëndron mbi qeverinë siriane, deklaroi Shërbimi Federal i Zbulimit i Gjermanisë (BND).
Mediat gjermane njoftuan se gjatë seancës së mbyllur të Bundestagut Kreu i BND-së raportoi mbi përgjimin e mesazheve të një përfaqësuesi të lartë të lëvizjes libaneze “Hezbollah”, i cili është një aleat i regjimit të Bashar Al-Assad.
Në mesazh është pranuar se gazi është përdorur nga forcat qeveritare. Kreu i BND-së njoftoi gjithashtu se nga dëshmitë, që zotëron shërbimi, rezulton se është përdorur konkretisht gazi nervoparalizues sarin./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit