2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

INTEL NUK HEQ DORË NGA SANDY BRIDGE

Më të lexuarat

Nga desktopët, laptopët e deri te notebookët, platforma Intel Ivy Bridge e Intel ka lënë gjurmët e saj kudo.

Por a ka ardhur koha t’i themi mirupafshim Sandry Bridge?

Ende jo. Intel nuk është ende gati të filloj prodhimin e modeleve të reja, por ka në plan të nxjerrë dy modele tjera të kësaj arkitekture, njofton PCWorld.

Njëri prej tyre do të jetë një Core i3, 2308M, 2.1 GHz dual core me 650Mhz dhe kartelë grafike Intel HD 3000, e gjithë kjo sipas një raporti të Fudzilla. Do të ketë 3MB cache L3, dhe do të përkrahë memorje DDR3, Hyperthreading, virtualizim VT-x dhe një TDP 35 vat.

Çipi tjetër është Core i3 2365M, e cila faktikisht është një Core i3 2310M por pa Small Business Advantage (SBA). Ka të njëjtat karakteristika, por ora e saj është e fiksuar në 1.4 GHz me një GPU që punon në 350MHz ku gjithashtu ka një TDP 17 vat.

Nuk ka ende asnjë konfirmim se sa do të jetë çmimi i këtyre CPU-ve, por gjithsesi të dyja do të jenë të disponueshme për blerje në shtator.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit