2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin: Po shtohen të rinjtë që përdorin kanabis

Më të lexuarat

Adoleshentët që konsumojnë kanabis në vendin tonë po shtohen nga viti ne vit. Instituti i Shëndetit Publik, në raportin e fundit vëren se të rinjtë e kanë më të lehtë ta gjejnë atë krahasuar me vitin 2011.

Përdoruesit e kanabisit në Shqipëri po njohin rritje. Shqetësimi ngrihet nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët ndër kosumatorët rendisin adoleshentët. Të sigurosh kanabis në vend është më e lehtë se rreth gjashtë vite më parë. Arsye kryesore kjo me të cilën specialistët shpjegojnë rritjen e numrit të përdoruesve, shkruan ABCNews.

Rreth 21.2 % e 15-16 vjeçarëve ndajnë një mendim të tillë, sipas raportit të fundit të përdorimit të drogave nga 11.8% që ishin në vitin 2011. 15.3% e adoleshentëve, sipas Institutit të Shëndetit Publik, kanë provuar një lloj droge.

Pas kanabisit renditet kokaina. 3.7% nxënësve të klasave të 9 dhe dhjeta treguan se e kanë provuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit