Miliarderët janë zakonisht të famshëm për blerjet e tyre të shtrenjta. Por ky nuk ishte rasti i suedezit Ingvar Kamprad, bosit të IKEA, kompanisë më të njohur në botë në fushën e mobilierisë. Kur vdiq janarin e vitit 2018 në moshën 91-vjeçare, pasuria e tij arrinte në 58.7 miliardë dollarë.
Megjithatë Ingvar, bëri gjithnjë një jetë më se modeste. Madje më shumë se kaq, ai do mbahet mend si një ndër njerëzit më kurnacë në botë. Vitet e fundit të jetës, ai përdori një makinë të vjetër Volvo.
U largua nga Suedia për 40 vjet më radhë, vetëm për t’iu shmangur taksave të larta në vendin skandinav. Ai blinte rregullisht rroba të përdorura për vete. Ndërkohë edhe flokët i priste në vende të tjera. Pasi pagoi rreth 27 dollarë për një prerje flokësh në Holandë në vitin 2008, ai i tha një gazete suedeze se çmimi ishte shumë i lartë. “Herën e fundit, i preva flokët në Vietnam”-më tha ai.
Në disa raste fuste në xhep kripën dhe piperin që servirej në restorante, ose ripërdorte për së dyti bustinat e çajit. Ndërkohë, Kamprad nuk fluturonte asnjëherë me bileta të klasit të parë, apo avionë privatë.
Ai udhëtoi në çdo rast në klasin më ekonomik, dhe flinte në hotele të lira. Këto zakone, përfaqësonin një parim të filozofisë personale të Kamprad, në raporti me konsumimin. Por ato synonin të shërbenin edhe si një model për punonjësit e tij. Në vitin 1976, Kamprad shpërndau “testamentin” e tij, ku ndër të tjera ai shprehej se “harxhimi i burimeve, është një mëkat i rëndë në IKEA”./ TIRANA TODAY