2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Inflacioni në eurozonë arrin rekordin e ri prej 8.6%

Më të lexuarat

Rritja e çmimit të energjisë e ka shtyrë inflacionin në gjithë eurozonën në një nivel të ri prej 8.6% në qershor.

Shifra rekord, nga 8.1% në maj, parashikon një lajm të keq për ekonominë evropiane, e cila aktualisht po përballet me disa sfida në të njëjtën kohë: lufta në Ukrainë, pakësimi i furnizimeve me gaz rus, pasiguria globale ushqimore, furnizimi i ndërprerë dhe bllokimet nga Kina.

Ushqimet e papërpunuara, si perimet dhe frutat, po përjetojnë gjithashtu një rritje të dukshme (11.1%), pasi çmimet e larta të gazit i bëjnë plehrat më të kushtueshme për fermerët dhe prodhuesit.

Asnjë vend të BE-së nuk është i kursyer rritja e inflacionit, i cili kurrë nuk ka qenë kaq i lartë në historinë e monedhës së përbashkët.

Fenomeni është bërë një sfidë jashtëzakonisht e ngutshme dhe e ndërlikuar për politikëbërësit, kompanitë dhe konsumatorët./Euronews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit