-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Infeksionet mykotike të lëkurës dhe gjenitaleve

Më të lexuarat

Infeksionet mykotike që prekin lëkurën janë infeksione të provokuara nga mikroorganizma që quhen fungje.Mund të prekin si të rriturit edhe të vegjlit dhe shfaqen në zona të ndryshme të trupit, me simptoma të ndryshme, sipas fungut që sulmon atë zonë të lëkurës. Por zakonisht shfaqen si njolla të bardha apo të kuqërremta, me kruajtje e puçrra të vogla. Nuk është aspak e vështirë të marrësh një infeksion mykotik, sepse bëhet fjalë për patologji që përhapen dhe vendet ku mund të merret janë të shumta: palestër, pishinë, plazh, edhe në vendet ku rrinë kafshët.

Lagështia e temperaturat e larta dhe mungesa e higjienës favorizojnë shumëfishimin e fungjeve. Nganjëherë, fungjet janë të pranishëm në trupin tonë dhe për shkak të çekuilibrimeve apo dobësimit të organizmit dhe në këto momente na sulmojnë. Zonat më të prekura të trupit janë organet gjenitale, thonjtë, lëkura e kokës, por edhe gjithë lëkura e trupit në përgjithësi.

Qerja është një nga infeksionet mykotike më të rënda, e shkaktuar nga fungje të quajtura dermatofite dhe që ushqehen me keratinë. Mund të prekë disa zona të trupit si lëkura e flokëve, trungun, fytyrën, duart, këmbët dhe thonjtë, rrëzën e kofshës. Kurimi i saj është pak i gjatë sepse dermatofitet janë shumë rezistente. Ekzistojnë mjekime sipërfaqësore dhe elementë për të zgjidhur këtë problem.

Mykozat nga myku. Disa infeksione shkaktohen nga myku, pjesa më e madhe e të cilëve është i pranishëm në organizmin tonë, si p.sh., Kandida Albikans, apo Pitiriazi. Kandida shkakton infeksione të mukozave, si p.sh., brenda gojës, mbi buzë, në zonën gjenitale apo tek thonjtë. Shërimi nga Kandida bëhet nëpërmjet antimykotikësh të veçantë, por është i rëndësishëm parandalimi.

Një ushqim i ekuilibruar, i pasur me fibra, fruta, perime, me shumë pak sheqer dhe pa konsumim alkooli, një higjienë e kujdesshme personale dhe një stil jetese i shëndetshëm, ndihmojnë përforcimin e sistemit tonë mbrojtës, për të mbajtur larg infeksionet mykotike./la

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit