Sekretari i Ministrisë së Industrisë së Mbrojtjes, Murat Bajar deklaroj se koha që Turqia të ketë një industri plotësisht vendase është shumë afër.
Sekretari Murat Bajar dje ishte mysafir në programin e titulluar “Çfarë po ndodhë?” të kanalit televiziv TRT Haber ku iu përgjigj pyetjeve të kryeredaktorit të kanalit, Ahmet Boke (Ahmet Böke).
Bajar informoj në lidhje me disa projekte dhe tërhoqi vëmendjen në pozitën aktuale në të cilën gjendet industria e mbrojtjes së Turqisë.
Duke e bërë të ditur se pjesa e kompanive vendore në industrinë e mbrojtjes në 8 vite të fundit u dyfishua dhe se harxhimet e përgjithshme në këtë sektor janë ulur për 50%, Bajar tha: “Plani jonë për 5 vitet e ardhshme është që nevojat e industrisë së mbrojtjes të përmbushen tërësisht nga kompanitë vendore”.
Bajar gjithashtu informoj edhe në lidhje me projekte tjera dhe tërhoqi vëmendjen në pozitën aktuale në të cilën gjendet industria e mbrojtjes.
“Para 7-8 vjetësh industria vendore e mbrojtjes bënte pjesë vetëm 20% në furnizimin e përgjithshëm. Ne synuam që këtë nivel ta nxjerrim në 50% dhe kjo shifër duke filluar prej vitit 2011 doli në 54%. Pra, më shumë se 50% të 3-4 miliardë dollarëve të ndarë për blerjen e pajisjeve të nevojshme plotësohen nga industria jonë kombëtare e mbrojtjes. Më shumë se 1000 ndërmarrje të vogla dhe mesme janë duke punuar për industrinë e mbrojtjes”.
Murat Bajar deklaroj se tanimë është filluar edhe me prodhimin seri të avionëve të telekomanduar të tipit “ANKA” që janë plotësisht prodhimi vendor dhe se çmimi për një avion do të jetë rreth 8-10 milionë dollarë.
Aktualisht janë duke u bërë edhe fluturimet testuese të modeleve më të vogla të avionëve të tipit “ANKA” dhe se dorëzimi i tyre do të bëhet vitin e ardhshëm.
Ndërsa një projekt tjetër i rëndësishëm është edhe helikopteri i tipit “ATAK”.
Sekretari i Ministrisë së Industrisë së Mbrojtjes, Murat Bajar deklaroj se projekti i helikopterit sulmues vendor të tipit “ATAK” është duke vazhduar dhe se aktualisht 3 helikopter janë të gatshëm ndërsa Forcave të Armatosura të Turqisë do ti dorëzohen 51 helikopter.
Bajar i bëri një vlerësim edhe problemeve me dorëzimin e autoblindave të tipit “KIRPI”.
Bajar tha se prodhimi i këtyre autoblindave dhe shtoi që 273 prej tyre do ti dorëzohen forcave tokësore të ushtrisë turke./trt/kohaislame