0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Indonezia njofton zhvendosjen e kryeqytetit

Më të lexuarat

Presidenti i Indonezisë ka vendosur të zhvendosë kryeqytetin nga Ishulli Java për të nxitur “zhvillim më të barabartë”, njoftuan zyrtarët e vendit.

Bambang Brodjonegoro, ministri për Planifikimin e Zhvillimit Kombëtar, tha se vendimi është marrë nga presidenti Joko Widodo gjatë një takimi të Kabinetit.

“Ky është një vendim kaq i rëndësishëm për sot dhe ne do ta shqyrtojmë teknikisht planin në mbledhjen e ardhshme”, tha Brodjonegoro në Zyrën Presidenciale në Xhakarta, kryeqytetin aktual.

Gjatë takimit, presidenti ka potencuar faktin se 57 për qind e popullsisë së përgjithshme të Indonezisë jetojnë në Java dhe se aktivitetet ekonomike janë të përqendruara në këtë ishull.

“Ekonomia e Indonezisë vazhdon të mbizotërohet nga Ishulli Java, ndërsa kapaciteti mbajtës është i kufizuar. Për më tepër, ka pasur shumë toka bujqësore që janë shndërruar në prona banimi”, ka thënë Widodo, citoi ministri Brodjonegoro.

Sipas Brodjonegoro, kriteret kryesore për kryeqytetin e ri janë qytete të klasës së mesme me lëvizshmëri adekuate dhe qasje logjistike.

“Është e rëndësishme të kemi qasje adekuate në ujë të pijshëm, kanalizime, energji elektrike dhe rrjete komunikimi”, shtoi ai.

“Ne gjithashtu shpresojmë se migrantët do të mirëpriten nga njerëzit që jetojnë rreth kryeqytetit të ri”, tha Brodjonegoro./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit