8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Indonezia goditet nga një tërmet gjashtë ballë, nuk ka viktima në njerëz

Më të lexuarat

Institucionet relevante indoneziane thanë se nuk ka indikacione që tërmeti të shkaktojë nxitje të cunamit në rajon.
 
 
XHAKARTË (AA) – Një tërmet me magnitudë gjashtë ballë i shkallës Rihter ka tronditur rajonin indonezian, Java Lindore, ndërsa sipas raporteve të para nuk ka pasur viktima, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 93 kilometra në jug nga vendi Krajan Tambakrejo në thellësi të detit prej 59 kilometrash.
 
Institucionet relevante indoneziane thanë se nuk ka indikacione që tërmeti të shkaktojë nxitje të cunamit në rajon.
 
Tërmeti u ndje në pjesën më të madhe të rripit Java, por sipas raporteve të para nuk ka viktima në njerëz apo dëme materiale për shkak se tërmeti më intensiv është regjistruar në rajonet më pak të populluara.
 
Indonezia ndodhet në rripin e zjarrtë të Paqësorit i njohur për vullkane dhe tërmete. Rikujtojmë se një tërmet me magnitudë 9.1 gradë në dhjetor 2004 shkaktoi cunami, i cili morri më shum se 230,000 jetë njerëzish në këtë vend.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit