-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Indonezi, rritet numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami

Më të lexuarat

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave e Indonezisë (BNPB), ka njoftuar se është rritur në 1.407 numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami në Indonezi

 

Rritet në 1.347 numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami në Ishullin Sulawesi të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave e Indonezisë (BNPB), ka njoftuar se është rritur në 1.407 numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami në Indonezi.

Purwo Nugroho, zëdhënësi i BNPB-së ka konfirmuar se nëpër spitale ndodhen 799 të plagosur rëndë dhe se rreth 61.867 të tjerë ndodhen nëpër strehimore të përkohshme.

– Plaçkiten ndihmat

Në anën tjetër njoftohet se po plaçkiten automjetet me ndihma për të cilat po bëhen përpjekje për t’i dërguar në rajon për njerëzit e prekur nga tërmeti në zona të tjera të ishullit, ku dhe gjithashtu po bëhen përpjekje për sigurinë e disa autokolonave të ndihmave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ditën e djeshme është plaçkitur një autokolonë e ndihmave që po dërgohej nën shoqërimin e policisë në rajonin e fatkeqësisë.

Ndërkohë edhe kanali lokal Metro TV ka publikuar pamje të ngjarjeve të plaçkitjeve në një qendër tregtare të dëmtuar nga tërmeti në Palu.

– Ka mangësi për karburantin

Po ashtu theksohet se ka probleme në sigurimin e karburantit për automjetet në Dongala dhe Palu ku dhe janë të pamjaftueshëm tankerët e paktë me karburant që dërgohen në rajon. Automjetet në një vendbanim rreth 70 km nga Palu kanë mbetur në rrugë për shkak të mungesës së karburantit.

Ndryshe, Ishulli Sulawesi të premten u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkaktoi cunami të lartë nga tre deri në gjashtë metra në qytetet Donggala dhe Palu. Tërmeti me intensitet 7,5 ballë ndodhi 27 kilometra në veri të Gjirit të Palus, treguan të dhënat e Institutit Amerikan për Vrojtime Gjeologjike (USGS). Burimet lokale, nga ana tjetër, thanë se tërmeti ishte me magnitudë 7,4.

Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturin “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit