Ali Akgül, kreu u ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Indonezinë, tha se për shkak të dëmtimit të aeroporteve dhe porteve në rajonet e fatkeqësisë ndihmat janë dërguar pjesërisht
AHMET DURSUN/TOLGA AKBABA
Rreth 600 mijë njerëz presin ndihmë pas cumanit të shkaktuar nga tërmeti në ishullin Sulawesi të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë(TDV) të cilët kanë nisur punimet për dërgimin e ndihmave pas tërmetit në ishullin Sulawesi, theksojnë se kanë vështirësi në dërgimin e ndihmave për shkak të dëmtimit të madh të infrastrukturës.
Ali Akgül, kreu u ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Indonezinë në një deklaratë për AA, tha se për shkak të dëmtimit të aeroporteve dhe porteve në rajonet e fatkeqësisë ndihmat janë dërguar pjesërisht.
“Këtë mbrëmje nisemi drejt rajoneve të fatkeqësisë. Do nisemi në fluturim jo për në Palu, por për në Makassar i cili është një prej qyteteve më të mëdha të ishullit Sulawesi dhe që nga aty do të përpiqemi të mbërrijmë në rajon me avionë ushtarakë”, tha Akgül, duke bërë të ditur se vazhdojnë punimet me Kryqin e Kuq të Indonezisë.
Ai theksoi se ende nuk janë përballuar nevojat për ujë të pijshëm, energji elektrike, ushqime dhe ato të strehimit për popullatën në qytetet kryesisht Palu dhe Dongala. “Infrastruktura është e dëmtuar rëndë. Palu dhe Dongala ende nuk furnizohen me energji elektrike. Edhe nevoja për ujë është një problem i madh. Po kryhen furnizime me cisterna uji, por është e pamjaftueshme të furnizohen të gjithë njerëzit. Janë rreth 600 mijë njerëz që presin për ne. Pengesa më e madhe për shpërndarjen e ndihmave është pozita gjeografike e shpërndarë e vendit, distanca e largët mes ishujve dhe dëmtimi i rrugëve të transportit, por ne shpresojmë që brenda disa ditësh do të sigurohen ndihmat”, tha Akgül.
– Avioni kargo me ndihma nga Turqia niset këtë mbrëmje
Duke informuar se këtë mbrëmje një avion kargo me ndihma humanitare nga Turqia niset këtë mbrëmje, Akgül, ka shtuar se “Ka një paketë ndihme e cila është përgatitur kryesisht me udhëzimin e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan. Një avion transportues do të ulet në Palu me ndihmat emergjente për popullatën e rajonit. Po ashtu edhe ekipet tona do të përpiqen që t’i shpërndajnë sa më shpjet këto ndihma për njerëzit në nevojë”.
Ndërsa zv. eksperti i ndihmave për jashtë i TDV-së, Abdullah Uçak, është shprehur se ndodhen në ishullin Sulawesi, ku kanë vështirësi për dërgimin e ndihmave dhe se janë në bashkëpunim të koordinuar me punonjësit në terrenin në qytetin Palu.
“Ka shumë neojë për produktet ushqimore sepse ka mangësi për ushqime të gatshme dhe ujë. Po ashtu në rajon ka problem me energjinë elektrike dhe komunikimin. Shpeshherë linjat e internetit ndërpriten”, tha Uçak, duke bërë të ditur se në rajon ka nevojë për ndihmat themelore.
Uçak ka informuar se në aeroporte lejohet ulja vetëm për avionët e ndihmave për shkak se aeroportet janë dëmtuar. “Në rajon produktet e ndihmave shoqërohen nga njësitë ushtarake, për shkak se gjatë rrugës mund të përjetohen ngjarje të mundshme të plaçkitjes. Njerëzit janë të tensionuar sepse mendojnë se nuk do të mund të gjejnë produkte ushqimore as edhe nëpër marketet në rajone”, tha Uçak.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave e Indonezisë (BNPB) ka njoftuar se është rritur në 1.234 numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami pasues në Ishullin Sulawesi në Indonezi.
Ishulli Sulawesi u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkaktoi cunami të lartë nga tre deri në gjashtë metra në qytetet Donggala dhe Palu.
Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturin “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.