0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Indi: Zgjedhjet më të mëdha në botë kanë filluar

Më të lexuarat

Qytetarët në Indi nisën të enjten votimin në fazën e parë të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat shihen si referendum për kryeministrin Narendra Modi.

Dhjetëra miliona indianë në 20 shtete dhe territore do të hedhin votat e tyre në 91 zona elektorale.

Votimi prej shtatë fazash për zgjedhjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit do të vazhdojë deri më 19 maj.

Rezultati pritet të shpallet më 23 maj.

Me 900 milionë qytetarë me të drejtë vote, zgjedhjet në Indi janë më të mëdhatë në botë.

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Indisë ka 543 vende dhe çdo parti ose koalicion ka nevojë për një minimum prej 272 deputetësh për të formuar qeverinë.

Partia nacionaliste hinduse e Modit, Bharatiya Janata, shënoi fitore historike në zgjedhjet e fundit, më 2014.

Por, këtë herë, ajo përballet me sfida nga parti të fuqishme rajonale dhe Partia e Kongresit, e udhëhequr nga Rahul Gandhi.

Babai, gjyshja dhe stërgjyshi i Gandhit kanë qenë kryeministra të Indisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit