1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Indi zbulohet Kur’ani 410-vjeçar

Më të lexuarat

Kopja 410-vjeçare e Kur’anit të Shenjtë që daton që nga periudha e sundimtarit Mughal, Xhelaluddin Muhammed Ekber është rigjetur, zbuluar, nga policia indiane në qarkun Mysuru.

Gazeta citon Shefin e Policisë të rrethit Mysuru, Abhinav Khare të ketë thënë se një bandë prej dhjetë anëtarëve që e kishte blerë kopjen e Kur’anit nga persona të paidentifikuar në Hajderabad, ishin duke u përpjekur për të shitur atë për një çmim prej pesë rupi crore indiane, (afërsisht $ 776,754 dollar), njoftoi gazeta e përditshme Daily Times.

Kur ne mësuam rreth tyre se ata po përpiqen për të shitur librin e vlefshëm Islam, një ekip i policëve iu afrua atyre në KR Nagar duke u paraqitur si blerës, tha ai. Historiani B. Shejh Ali e përshkroi kaligrafinë e librit, Kur’anit, vërtet artistike. Kopja e Kur’an përmban 604 faqe.

Në faqen e fundit të Kur’anit është shënuar viti kur është shkruar, 1605. Ai është shkruar në vitin kur sundonte perandoria Mughal, që ishte në kulmin e saj në nënkontinenti indian dhe kohën kur Xhelaluddin Muhammed Akbar u pasua nga Nur-ud-din Muhammed Salim (Xhehangir), tha ai.

Nuk ka asnjë informacion përveç se Kur’ani është përkushtuar për shenjtorët e asaj periudhe, tha Prof. B. Shejh Ali. Edhe pse unë kam parë shumë kopje të Kur’anit në Indi, unë nuk kam parë një të tillë aq të vjetër sa ky, citon gazeta të ketë thënë ai.

Shefi i Policisë, Abhinav Khare tha:

Kur’ani është shkruar në kaligrafi të bukur dhe ky është një Kur’an i rrallë dhe antik. Ne kemi kërkuar ndihmë nga Departamenti i Arkeologjisë të dimë se sa i vjetër është libri.

(Ekuiliber)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit