Policia në Indi deklaron se ka arrestuar themeluesin e muxhahedinëve indian, një grup i ndaluar luftarak që fajësohet për sulmin vdekjeprurëse me bomba në Mumbai, Nju Delh,Bangalore, Hyderabad dhe Pune.
Ministria e brendshme indiane ka thënë të enjtën se Yasin Bhatkal është arrestuar një ditë më parë në pjesën veriore indiane së bashku me një tjetër person që gjithashut dyshohet se është pjesëtarë i grupit militant.
Muxhahedinët indian janë shpallur organizatë “terroriste” nga qeveria e Indisë, SHBA-të dhe Britania e Madhe.
Departmanti amerikan i shtetit ka thënë se grupi ka asiprata rajonale, me qëllimin kryesor për krijimin e kalifatit islamik në Azinë Jugore.
Dyshohet se ka lidhje me grupet tjera islamike me bazë në Pakistan, siç është Lashkar e Taiba.