-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie

Më të lexuarat

 
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie, për -0.4%, në muajin mars 2015 krahasuar me muajin mars 2014.
 
Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, në këtë periudhë, është vërejtur te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë, -2.6%, përdorim i pajisjeve për transportin personal, për-12.8%, arsim i lartë -28.1%, shërbime dhe strehim i studentëve -15.8%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej, -1.9%, në IHÇK.
Këto të dhëna dalin nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2015 krahasuar me muajin shkurt 2015.
Në njoftimin e ASK-së, thuhet se ngritje e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: pemë me 3.0%, përdorim i pajisjeve për transportin personal për 2.4%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3% në IHÇK.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi: qumësht, djathë dhe vezë për (-2.0%) me një ndikim prej (-0.2) për qind në IHÇK.Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2015 me muajin mars 2014 ishte (-0.4%).Rënia kryesisht u neutralizua me ngritjen e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (1.4%); mish (0.8%); pemë (7.2%); perime (12.1%); duhan (3.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për (7.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5% në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së./rtk
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit