4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Incko: Mohimi i gjenocidit i papranueshëm

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Incko ka deklaruar se mohimi i gjeoncidit është i papranueshëm dhe se ballafaqimi me krimet e luftës është hapi i parë në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.

“Mohimi i gjenocdit në Srebrenicë është i papranueshëm dhe i pafalshëm”, ka thënë Incko, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit të ri serb, Tomisllav Nikolliq, se në “Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”.
Incko ka thënë se mohimi apo relativizimi i krimeve gjenocidale është ofendim për famijlet e viktimave, sikurse edhe për njerëzimin në përgjithësi dhe i shërben vetëm shtimit të tensioneve.
Deklarata e Nikolliqit ka nxitur edhe reagimet në Bashkimin Evropian, ku është thënë se “nuk do të lejohet që të rishkruhet historia”. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit