27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Incident në Shkup, përleshje mes nxënësve

Më të lexuarat

Dy grupe nxënësisht kanë qenë pjesë e incidentit që ndodhi sonte rreth orës 19.00 në afërsi të Bit Pazarit në Shkup.

Incidenti ka nisur që në lagjen Aerodrom të Shkupit, kur nxënësit janë përleshur në autobusin nr.65, ndërsa incidenti ka eskaluar në Bit Pazar, midis nxënësve të shkollës së mesme të Kimisë dhe asaj të Post – Telekomunikacionit.

Deri tani mësohet për një person me lëndime më të rënda, por jozyrtarisht bëhet e ditur edhe për persona të tjerë të lënduar.

Jozyrtarisht mësohet nga dëshmitarë të ngjarjes së incidenti ka ndodhur midis grupeve të nxënësve shqiptarë dhe maqedonas. Policia menjëherë ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke qetësuar situatën dhe duke larguar dyja grupet.

20:30 – Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në afërsi të Bit Pazarit, kur një autobus është sulmuar me gurë dhe ka pasur disa persona të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga portalet maqedonase, të cilët kanë theksuar se incidenti ka ndodhur kur me gurë është sulmuar autobusi i linjës numër 65 në Bit Pazar.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë forca të mëdha policore.

Jozyrtarisht deri tani bëhet e ditur për disa të plagosur, por nuk jepen detaje të tjera. MPB pritet të jap hollësi për incidentin. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit