Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral- Major, Erhard Drews kanë inauguruar solemnisht Bibliotekën e NATO-s, në Kolegjin ISPE në Prishtinë.
Biblioteka është themeluar në bashkëpunim të plotë me Divizionin për Diplomaci Publike të NATO-s në Bruksel .
Me këtë rast ministri Buja, ndër tjera tha se Kolegji ISPE është njëri nga institucionet që po ngritë çdo ditë cilësinë arsimore në Kosovë.
Buja ka falënderuar komandantin e KFOR-it për kontributin e dhënë në misionin që ka, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, por edhe për sjelljen e kësaj bibliotekës në sfondin e Kolegjit ISPE .
Biblioteka e inauguruar sot, do të jetë në dispozicion të studentëve të ISPE -së dhe institucioneve të tjera akademike, si dhe mirëpret hulumtues, gazetarë dhe të interesuarit e publikut të gjerë.kohaislame