3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Inaktiviteti fizik, përgjegjës për 6 % të shkaqeve të sëmundjeve kronike

Më të lexuarat

Sëmundjet kronike kanë shënuar rritje vitet e fundit, e lidhur kjo me shkaqe të ndryshme, ndër të cilat jeta sedentare. Ndërkohë që një ndër shkaqet është dhe inaktiviteti fizik, që është përgjegjës për 6 % të shkaqeve të sëmundjeve kronike në vendin tonë.

Inaktiviteti fizik, sipas Jeta Lakrori nga Departamenti i Promocionit në Institutin e Shëndetit Publik, është faktori i katërt i rriskut për sëmundje kronike në shkallë botërore, por shkon deri në 6.6% në vendet me të ardhura të mesme, apo 7.7% në vendet me të ardhura të larta. Në rajonin evropian, inaktiviteti fizik është përgjegjës për rreth 10% të të gjitha vdekjeve, ose 600 000 vdekje në vit. Çdo vit vdesin 3.2 milion njerëz në shkallë botërore, për shkak të inaktivitetit fizik.

“Inaktiviteti fizik është përgjegjës për sëmundjet kardiovaskulare si sëmundjet koronare të zemrës, goditja në tru, tensionin e lartë të gjakut, mbipeshë-obezitet,përgjegjës për disa lloje kanceresh si i gjirit,kolonit, diabet tip 2,sëmundje mendore,sëmundje muskulo-skeletike”, u shpreh Lakrori. Njerëzit inaktivë fizikisht, sipas saj, rrezikojnë vdekjen në 20-30% më shumë se ata që janë aktivë fizikisht.

Inaktiviteti fizik shkakton 21–25% të kancerit të gjirit, të kolonit,27% të diabetit tip 2 dhe rreth 30% të sëmundjes ishemike të zemrës.

Sipas raportit mbi sëmundjet kronike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vitit 2011, “për vitin 2008, ishin fizikisht inaktivë 31 % e të rriturve mbi 15 vjeç. Femrat janë më shumë se meshkujt inaktive, përkatësisht 34 %, kundrejt meshkujve me 28%”. Ndërsa sipas nivelit të të ardhura, inaktiviteti fizik është më i madh në vendet me të ardhura të larta (25%), kundrejt atyre më ulta(18.5%).

Ndërkohë, Lakrori thotë se “kryerja e 150 minutve në javë, apo 30 minuta në ditë e aktivitetit fizik të moderuar redukton 30% rrezikun për sëmundje ishemike të zemrës, 27 % të diabetit dhe 21-25 % të kancerit të gjirit dhe të zorrës”. Kryerja e aktivitetit fizik të moderuar gjithashtu ka rrezik më të ulët për goditje në tru, hipertension, depresion dhe mban peshën trupore nën kontroll.

Nga ana tjetër, janë alarmuese vlerësimet mbi kostot direkte, apo të kujdesit shëndetësor dhe kostove indirekte, apo humbja e fuqisë ekonomike, për shkak të sëmundjeve, paaftësitë për punë të lidhura me sëmundjet, apo vdekjet e parakohshme. Sipas OBSH, dy studime të kryera në Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar treguan se inaktiviteti fizik apo mosbërja e aktivitetit fizik i kushton çdo vendi të Rajonit Europian 150-300 € për qytetar në vit./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit