-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“In sha Allah – Në dashtë Zoti!”

Më të lexuarat

Mustafa, gjyshi i moshuar jetonte në një vend ku Islami nuk praktikohej aq shumë, kështu që shpesh takonte njerëz që shkonin në dyqan, në treg… por jo edhe në xhami për namaz me xhemat.

Kështu ai, një ditë e takoi fqinjin e tij, dhe pas përshëndetjes me selam, e filluan bisedën.

– Ku po shkon komshi?

Ai iu përgjigj: – Po shkoj në treg për ta blerë një kalë për vete!

Gjyshi Mustafa e këshilloi fqinjin: – Nuk bën ashtu.. thuaj: ‘in sha Allah’ (‘në dashtë Zoti)!’

Fqinji: – Pse duhet të them ‘‘in sha Allah’, kur të hollat i kam në xhep, kurse kali është në treg .. unë me siguri do ta blej!

Pasi e përfunduan bisedën, përsëri në ndarje, sipas rregullit, u përshëndetën me selam.

Diku para akshamit, fqinj po kthehej nga tregu, kurse Mustafa ishte nisur për namaz të akshamit… shikimin e kishte të ulur në tokë dhe po ecte ngadalë.

Gjyshi e pyeti: – Çka ndodhi, komshi? Ku e ke kalin?

Kurse ky i përgjigjet: – Unë i humba të hollat, ‘in sha Allah’!

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit