Labinot Maliqi, ndonëse i ri në moshë, ka një kohë të gjatë që angazhohet për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmin e dhunshëm që çon në terrorizëm.
Maliqi, 29 vjeç, është imam në xhaminë “Bedri Kamberi”, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Hoxhë Maliqi në një intervistë për rel ka treguar se në ligjëratat e tij, vazhdimisht ka dominuar tema e radikalizmit.
“Allahu e përmend se nuk ka dhunë në fe, çdo dhunë që bëhet në emër të fesë, është e ndaluar rreptësisht. Çdo dukuri negative, kjo fe e Allahut e lufton dhe e kundërshton. Edhe atëherë kur myslimanët bëjnë veprime të pahijshme, edhe atëherë kur myslimanët bëjnë gjëra që nuk i përkasin myslimanit, siç po i shohim në lindje, siç po i shohim nganjëherë edhe në perëndim”.
“Myslimanët nuk po punojnë sikurse duhet. Myslimanët, nuk po janë një pjesë e tyre shembull ashtu siç i ka porositur Allahu nëpërmjet pejgamberit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Andaj kjo fe e Allahut të madhëruar i kundërshton të gjitha veprimet ekstreme, të gjitha veprimet e këqija që i bëjnë myslimanët”.
https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/183765628876161/
https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/183765628876161/