-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Imami Maliqi: Nuk ishte aspak pengesë shamia që Rumana Ahmed të ishte këshilltare kryesore e Presidentit Obama

Më të lexuarat

Imami kosovar, Labinot Maliqi, pas nismës  për lejimin e shamisë në shkolla për nxënëset që shprehin dëshirë të bartin, thotë se edhe Rumana Ahmed, e cila ka punuar për Këshillin e Sigurimit Kombëtar bartte shami. 

Thotë se nuk ishte aspak pengesë shamia që ajo të jetë njëra ndër këshilltaret kryesore të Presidentit Obama.

Ai thotë se shumë myslimanë nga Amerika kanë pozita të larta në Shtëpinë e Bardhë, Senat e Kongres. 

“Për motrën Rumana Ahmed dhe ShBA-të, nuk ishte aspak pengesë shamia që ajo të jetë njëra ndër këshilltaret kryesore të Presidentit Obama, si dhe të ketë një pozicion shumë të rëndësishëm në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, model që Kosova duhet ndjekur. Me znj. Ahmed, jam këshilluar për shumë çështje me të cilat ballafaqohet komuniteti mysliman në Kosovë. Tani, fatmirësisht kemi një numër shumë më të madh të amerikanëve myslimanë që kanë pozita ekzekutive në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Kongres dhe Senat, me të cilët kam kontakte dhe janë të gatshëm ta ngrisin zërin e tyre për të drejtat tona kurdo që të jetë e nevojshme”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit