Ushtria gjermane do të rekrutojë imamin e saj të parë musliman për ushtrinë gjermane, sepse po rritet numri i muslimanëve në uniformë, raportoi media lokale të shtunën.
Islami, pas katolikëve dhe protestantëve është bërë bashkësia e tretë fetare më e madhe në Gjermani dhe ne jemi duke u përpjekur të kuptojmë se nëse ajo do të jetë e mundur për ushtarët tanë muslimanë që të kenë imamin e tyre, tha një zëdhënës i Bundeswehr-it për gazetën Bild.
Ushtria ka vendosur në fillim të muajit për të hapur një degë të re në qendrën e saj të shërbimeve fetare në qytetin perëndimor të Koblenzit, njoftoi gazeta e përditshme.
Që nga viti 1960 Kishat Katolike dhe Protestante kanë dhënë mësime fetare për ushtrinë gjermane, e cila aktualisht ka rreth 1.600 ushtarë muslimanë.
Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në mesin e katër milionë muslimanëve në Gjermani, tre milionë janë me prejardhje turke.