1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Imamët nga Kosova – Trajnim në Turqi

Më të lexuarat

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, në mes të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Republikës së Turqisë – DIYANET, 30 imamë, po qëndrojnë për vizitë, në qytetin Bursa të Turqisë, që nga data 1 prill të këtij viti, gjegjësisht në Qendrën për Arsim dhe Edukim të qytetit të Bursës.

Qëllimi i kësaj vizite përkon me ngritjen dhe profesionalizimin e imamëve në fusha të ndryshme islame, që kanë të bëjnë pikërisht me natyrën e punës së një imami dhe me kualifikimin e tij, si: Kur’an, tefsir, fikh, usuli fikh dhe metodologji e thirrjes në islam.
Trajnimi një mujor, parasheh dhe përfshin, përveç ligjëratave (nga studiues bashkëkohor islam turq), edhe vizita – vendeve me rëndësi të veçantë historike dhe atyre që konsiderohen trashëgimi kulturore, ekskursione, takime me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve publike dhe atyre fetare, etj.
Imamët, përfaqësues të Këshillave vendor të BI, shprehen të kënaqur me mënyrën e trajtimit dhe trajnimit të tyre, duke deklaruar, se eksperiencat dhe përvojat që po përfitojnë në Turqi, janë më se të nevojshme që të jetësohen dhe praktikohen në të ardhmen gjatë rrugëtimit të tyre si thirrës islam pranë institucionit ku ata punojnë.

/bislame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit