-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Imam Vehbi Ismaili – Personalitet i shkencës Islame në të gjitha mjediset Shqiptare

Më të lexuarat

Imam Vehbi Ismaili
Personalitet i Shkencës Islame Në Të Gjitha Mjediset Shqiptare

Imam Vehbi Ismaili është përsonalitet i shkencës islame në të gjitha mjediset shqiptare. Në fondin e bibliotekës islame në gjuhën shqipe, ai zë një ndër vendet më dinjitoze, për atë punë këmbëngulëse që ka bërë në fushën e studimeve dhe të botimeve islame. Eshtë autor i mbi tridhjetë veprave, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar për kontinentin e Amerikës Veriore dhe imam në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane në Miçigan.
Jeta e Imam Vehbi Ismailit është e mbushur me veprimtari për besimin islam dhe e mbushur nga malli për atdheun e tij, të cilin prej gati gjashtë dekadash e ka dëshiruar.
Eshtë lindur në Shkodër më 25 nëntor 1919, në një familje intelektuale, të njohur për dije e të rrethuar me respekt nga qytetarët dashamirës të dijes dhe kulturës.
Në vitin 1937 regjistrohet në Universitetin Al-Ezher të Kajros ku studioi deri në vitin 1945, duke u diplomuar në teologji.
Rrethanat e krijuara në Shqipëri ia bënë të pamundur kthimin e tij në atdhe. Vazhdoi punën e nisur që kur ishte student, duke përkthyer në gjuhën arabe novela nga letërsia shqipe, duke i botuar në dy revistat e përjavshme letrare “El-Risaleh” (Mesazhi) dhe “Eyh-thakafeh” (Kultura). Përveç këtyre, botoi edhe në disa revista të tjera, si në “El-Hilal” dhe “El-Katib”, në të cilat shkruante tregime të nxjerra nga historia islame. Shumica e novelave u botuan në përmbledhjen “El-Medudhehebi” (Djepi i artë).
I ftuar nga Shoqëria Shqiptaro-Amerikane Muslimane në Detroid, në fund të prillit 1949 arriti atje si udhëheqës i tyre fetar, ku u prit shumë mirë. Në mes punëve organizuese, u mor edhe me botimin e një reviste fetare kulturore, me titull: “Jeta myslimane shqiptare”, që dilte katër herë në vit, me nga 64 faqe, në gjuhën shqipe dhe angleze, e cila vazhdoi për tetë vjet, deri kur u ndërpre për arsye ekonomike.
Më 6 qershor 1951 u hap një ndërtesë e adoptuar si vatër e aktiviteteve fetare e kombëtare, dhe më 23 shkurt 1963 u hap xhamia e re, Qendra Islame Shqiptare, e cila u pasua nga të tjerat. Sot në Amerikë ka me mijëra xhami të ndërtuara dhe një numër të konsiderueshëm shkollash e qendrash muslimane.
I zhuritur nga malli për atdhe, imam Vehbiu ka vizituar tri herë Kosovën, duke parë nga larg atdheun e tij. “Më dukej sikur e shikoja nga larg atdheun, sidomos kur shkoja në Dibër, në Hot… e hiqsha një pjesë të mallit” ka deklaruar në një intervistë që i ka dhënë organit “Thirrja Islame” që del në Amerikë.
Pas 49 vjetësh, në nëntor të vitit 1988 vjen në atdhe dhe për herë të dytë në kohën e proceseve demokratike në krye të një delegacioni. Pas kësaj vizite ka dhënë mendime se çfarë duhej bërë për besimin islam në Shqipëri.
Në vargun e botimeve të shumta e me vlerë që ka bërë Imam Vehbiu, ka mbledhur edhe shkrime të zgjedhura të botuara nga personalitete shqiptare. Me shpirtëgjerësi e pa paragjykim i ka botuar ato duke nxitur kështu tërheqjen e mendimit dhe të punimeve të intelektualëve shqiptarë në dobi të kulturës islame e asaj shqiptare.
Imam Vehbiu vazhdon të punojë edhe në fushën e shkencës së islamit e t’i japë lexuesit vepra me vlerë për të gjitha nivelet e mbarë viset shqiptare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit