0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Imagjino sikur unë dhe ti të ishim në këtë ngjarje!

Më të lexuarat

Imagjino sikur unë dhe ti të ishim në këtë ngjarje!

Dalin në skenë njerëzimi…
Të zhveshur, të zbathur…
Janë të pluhurosur me dheun e varrit…
Të gjithë nxitojnë dhe i përgjigjën thirrjes. Ajo dite është Dita e Gjykimit, qe nuk mund te flasësh..
Shikojnë njerëzit rreth vetes sikurse te çmendur…
A është kjo toke, në të cilën jetuam?
Kodrat u shkatërruan…
Lumenjtë u thane…
Detërat u ndezën flakë ndërsa toka u shndërruan ne toke tjetër…
Qielli u shndërrua ne qiell tjetër…
Nuk mund t’i ikësh kësaj thirrjeje…
Ndodhi e pritura…
Te gjithë heshtin dhe te gjithë mendojnë vetëm për veten dhe belanë e tyre…
Tani u tubuan te gjitha krijesat: njerëzit, xhinët, djajtë, egërsirat, te gjithë qëndrojnë ne një vend te vetëm…
Rastësisht…
Sytë ngrihen lart, kur ja, qielli lëshon një zë trishtues nga çarja e tij…
Zbresin nga qielli melaike ne forma trishtuese…
Te gjithë qëndrojnë ne një saf (rend), te përkulur dhe nënshtruar…
Njerëzit frikësohen dhe pyesin: A është me ju Zoti ynë?
Dridhen melaiket nga frika…
I pastër është Allahu ynë! Nuk është me ne por Ai do te vjen…
Zbresin melaiket radhë-radhë derisa te vijnë melaiket, te cilat kane bartur Arshin e Allahut, që, në heshtje te krijesave, madhërojnë Allahun me zë të lartë…
Pastaj zbret Allahu i Madhërishëm, ashtu siç i ka hije madhërisë se Tij, dhe thotë: O njerëz dhe xhin! Unë prej se iu kam krijuar kam heshtur ndaj jush: kam dëgjuar fjalët tuaja dhe kam pare veprat tuaja, ndërsa ju tani, heshtni, ngase tani do t’iu lexohen veprat tuaja dhe do t’iu jepen regjistrat tuaj, qe te shikoni se çfarë keni bere. Kush gjen mire, le ta falënderojë Allahun, ndërsa kush gjen tjetër, le te mos e qortoje askënd përveç vetes se tij…
Shikimet e njerëzve janë te përulura ndërsa dielli i është afruar kokave një mile përmbi, por në këtë dite, ai do te ketë nxehtësi edhe më të madhe…
Unë dhe ti do te qëndrojmë se bashku me ata dhe do te qajmë me lot nga frika dhe tmerri…
Te gjithë presin, ndërsa pritja zgjat për pesëdhjetë mije vite…
Ndalesh dhe nuk di se ku do te shkosh: ne Xhennet apo ne Zjarre…
Pesëdhjetë mije vjet pa ngrënë asnjë kafshate dhe pa pire asnjë pike uji…
Gojët dhe zorrët ndizen flake…
Te gjithë presin dhe kërkojnë mëshirë…
Disa kërkojnë mëshirë, qofte dhe me dërgim në Xhehennem, vetëm e vetëm qe t’i shpëtojnë tmerrit dhe gjatësisë se kësaj pritjeje…
Ja, deri ne këtë shkalle kane ardhur, kërkojnë qe t’i dërgojnë ne zjarre vetëm e vetëm qe te mos qëndrojnë me ne atë vend…
Çka te bej unë…
Si mund te shpëtoj atë dite?
Po, atje do te kete njerëz me status te veçante, te cilët do te jene nën hijen e Arshit te Allahut…
Prej tyre një i ri, qe është edukuar ne frymën e adhurimit për Allahun
Prej tyre njeriu, qe ka qene i lidhur përzemërsisht me xhami…
Prej tyre njeriu, qe kur ka përkujtuar Allahun ne vetmi i kane rrjedhur lotët…
A je ti prej tyre?
Shpresa e fundit…
Si është puna e njerëzve tjerë?
Gjunjëzohen te frikësuar…
A nuk është ky Ademi, babai i njerëzimit?! A nuk është ky, qe melaiket i bën sexhde?! Te gjithë nxitojnë tek ai…
Ndërmjetëso për ne tek Allahu! Lute qe ten a largoje nga ky vend?
Zoti im është hidhëruar sot si kurrë me pare…nuk di çfarë t’i bej vetes sime- ua kthen Ademi.
Shkojnë tek Musai, i cili thotë: Nuk di çfarë t’i bej vetes sime…
Shkojnë tek Isai, i cili thotë: Nuk di çfarë t’i bej vetes sime…
Edhe ti, se bashku me ata, përsërit: Nuk di çfarë t’i bej vetes sime…
Kur ja, ata e shohin Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam…
Nxitojnë kah ai ndërsa ai shkon tek Zoti, kërkon leje dhe i jepet leja…
I thuhet: Pyet qe te jepet, ndërmjetëso qe te ndërmjetësohet…
Te gjithë njerëzit vëzhgojnë…
Kur ja një drite e bukur, drita e Arshit te Allahut, qe ndriçon tere token…
Do te filloj llogaria
Thirret…
O filan, i biri i filanit…
Po, është emri yt dhe ti frikësohesh shume…
Te vijnë melaiket dhe te kapin për krahësh qe te dalësh para Allahut…
Ecin me ty përgjatë krijesave, te cilat janë përkulur ne këmbë…
Te gjithë te shikojnë ty…
Ushtima e Xhehennemit kaplon veshët tu…
Duart e melaikeve janë vene mbi supet tuaja…
Te dërgojnë qe te dalësh para Allahut…
Fillon një skene e re…
Këtë skene do t’ua le juve, vëlla dhe motër…
Te gjithë e dimë se çfarë kemi bere gjate jetës sonë; te mirat dhe te këqijat…

– A e ke respektuar Allahun dhe te dërguarin e Tij, Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam?
– A e ke lexuar Kur’anin dhe a ke vepruar sipas ligjeve te tij?
– A ke përfillur traditën e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam?
– A i ke falur namazet me kohe?
– A e ke agjëruar ramazanin me besim dhe vetllogari?
– A je larguar nga hipokrizia para njerëzve qe vetëm e vetëm te bëhesh i njohur?
– A e ke kryer haxhin?
– A ke dhënë zekatin?
– A ke respektuar nënën dhe babain?
– A ke qene i sinqerte me veten dhe te tjerët, apo ke gënjyer e përgënjeshtruar?
– A ke patur moral te mire apo nuk ke patur fare?
– A?
– Dhe a?
– Dhe a?
Tani është llogaria…

Po, tani…

Puno për këtë dite me tere mundin qe ke…
Puno vepra qe te fusin ne Xhennet…
Puno qe te te zbardhet fytyra para Allahut atë dite, kur do ta takosh për llogari…
Ndryshe, Xhehennemi është vendi yt…
Dije se sikur qe Allahu është Falës dhe Mëshirues, Ai, po ashtu është edhe Ndëshkues i Madh…
Mos thuaj se eshte keshtu e ta harrosh tjetren…

Nëse e do te mirën dhe dëshiron te marrësh pjese në të, shpërndaje këtë shkrese, me shprese se shpërblimi nuk do të na mungoje, as neve dhe as juve. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
‘Ai, qe udhëzon në të mirën, është sikurse ai, që e bën atë’.

Mos na harroni ne lutjet tuaja!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit