2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Iljaz Halimi zëvendëson Arbën Xhaferin

Më të lexuarat

Iljaz Halimi është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit Qendror të PDSH-së, bën të ditur INA.

Kjo ndodhi pasi më 15 të këtij muaji ndërroi jetë kryetari i deritanishëm i Kuvendit Qendror dhe kryetar nderi i PDSH-së Arbën Xhaferi.

Në mbledhjen e së martës të Kuvendit Qendror njëzëri u pranua kandidatura e profesorit Iljaz Halimi i cili do ta zërë vendin e kryetarit të ndjerë Xhaferi”, deklaroi lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Ai theksoi se Halimi është personi më stabil në jetën politike të shqiptarëve të Maqedonisë në 20 vjetët e kaluara.

”Ai është një figurë jashtëzakonisht stabile e jetës politike të shqiptarëve të Maqedonisë këtyre 20 viteve të fundit. Ju duhet të keni parasysh se ai është edhe ish-kryetar i Partisë Demokratike Popullore e cila u bashkua me PPDSH-në dhe formuan PDSH-në. Është një kontinuitet i veprimit politik të PDSH-së, të unifikimit dhe bashkimit të forcave përparimtare dhe progresive të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi

Rreth aktiviteteve partiake pas paralajmërimeve se janë të mundshme zgjedhje të parakohshme parlamentare Thaçi theksoi se vazhdojnë të punojnë dhe se po përgatiten për zgjedhje lokale. Sipas tij, është e dukshme se partitë në pushtet veçmë janë dakorduar për zgjedhje të parakohshme parlamentare./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit