4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Ilegalët” e veriut pohojnë se ende janë në pushtet

Më të lexuarat

Krerët e strukturave paralele në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë demantuar deklaratat e të ashtuquajturit ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, se strukturave komunale të këtyre dy komunave u ka kaluar mandati dhe se duhet formuar Këshillat e përkohshme në këto komuna.

Ata përmes një komunikate të lëshuar të martën mbrëma për mediat serbe në veri, kanë bërë të ditur se mosmarrëveshjet mes tyre dhe Beogradit do të tejkalohen dhe se bashkëpunimi në ruajtjen e interesave nacionale në Kosovë mes organeve të Serbisë dhe atyre lokale në veri të Kosovës do të vazhdojë.

“Në bazë të ligjit, mandati i kuvendeve komunale dhe organeve të tyre legale të zgjedhura, kalon në pjesën e parë të muajit qershor, përkatësisht ditën kur duhet të konstituohen organet e reja në bazë të zgjedhjeve të 6 majit”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit