2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ilaqet natyrore

Më të lexuarat

Disa teknika në mënyrë natyrore do t’u ndihmojnë që shpejt dhe me efektivitet t’i eliminoni dhimbjet.

Eliminoni sëmundjet dhe lodhjen në muskuj duke konsumuar qershi, të cilat janë të pasura me antocianin që i ndihmon organizmit në zvogëlimin e inflamacioneve dhe dhimbjeve. Pini një gotë lëngu natyral të qershisë pa sheqer shtesë ose hani një grusht qershi herën tjetër kur të ndjeni dhimbje.

Që t’i lehtësoni gulçet dhe dhimbjet menstruale, pini dy gota çaj nga xhenxhefili, edhe atë çdo ditë gjatë kohës së ciklit menstrual. Xhenxhefili ka një përbërës të quajtur ‘gingerol’, i cili bllokon riprodhimin e leukotrieneve- hormoneve të cilat forcojnë dhimbjet.

Dhimbjet në organizëm (tendosjet e muskujve dhe dhimbjet në shpinë) mjekoni duke u larë me vaj peperminti, i cili ka efekte anti-stresuese dhe anti-inflamatore. Për veprim të shpejtë, dozoni duke qitur 10-15 pika të këtij vaji në ujin që do ta laheni.

Konsumoni kokoshka pa yndyrë në mënyrë që të zbutni dhimbjet, pakëndshmërinë dhe stresin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit