1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ilaçi i harresës dhe si ta shërosh atë

Më të lexuarat

Ilaçi i harresës

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Nëse dikush thotë: Harresa a ka ilaç apo shërim?

Ne i themi: Po, ka shërim –falë mirësisë së Allahut- dhe shërimi saj është shkrimi, për këtë arsye Allahu i Plotfuqishëm e ka veçuar dhe lavdëruar këtë para robërve të Vet, Allahu i Lartësuar thotë: اقرأ باسم ربك الذي خلق * خلق الإنسان من علق * اقرأ وربك الأكرم * الذي علم بالقلم
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka).
E krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!lexo! Zoti yt është Bujari më i madh.
I Cili, me anë të penës ia mësoi” (Alek 1-4).

Ka thënë: “Lexo” e pastaj ka thënë: “I Cili, me anë të penës ia mësoi” që do të thotë lexo nga memoria jote, e nëse nuk ka në memorie, atëherë lexo nga pena jote, pra Allahu i Lartësuar na e ka bërë të qartë se si ta shërojmë këtë dobësi, e kjo është dobësia e harresës dhe ketë e shërojmë me shkrim (duke shkruar apo shënuar).

(Sher’hul-Bejkunijeh f.39)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit